Categories Lajme

Roskovec/ Drejtoresha lë 4 orë pas dere nxënësit që s’paguajnë për dëftesat

Rastet e abuzimeve në institucionet arsimore janë të përsëritura në Shqipëri. Shpesh janë denoncuar momente korrupsioni kur nxënës dhe studentë janë detyruar nga mësues e profesorë të paguajnë lekë për të kaluar provimet apo për të marrë një notë më të mirë.

Ndërsa një nxënëse e shkollës “Alush Grepcka” Roskovec ka denoncuar drejtoreshën, Mimoza Kola e cila merr lekë për të dorëzuar dëftesën tek nxënësit e 9-vjeçares. Çdo nxënës duhet të paguajë 2 mijë lekë të vjetra ndryshe nuk mund të tërheqë dokumentin. Sipas nxënëses drejtoresha u dha dëftesë vetëm atyre që paguan lekët ndërsa ata që nuk paguan u urdhëruan të prisnin jashtë për orë të tëra dhe si përfundim nuk e morën.

Mesazhi i qytetares për JOQ Albania:

Pershendetje joq jam nje nxenese e ish shkolles “Alush Grepcka” Roskovec drejtoresha e shkolles Mimoza Kola nuk na jep deftesat klasave te 9 ne qoftese nuk paguaj dy mije lek te vjetra.Ku eshte par ndonjehere ne ndonje shkolle qe deftesat te jepen me lek?Kemi ndenjt qe nga ora 8-12 dhe eshte tallur me ne duke na thene te prisnim ndersa ata qe paguan leket ua dha deftesat direkt ndersa ne na la ne pritje duke na then se do na I japi dhe si perfundim na dergoj ne shpi duke then hajdeni neser perseri.Anonim ju lutem !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME