Categories Lajme

Rrahu prindërit, arrestohet 30 vjeçari në Shkodër. Në pranga dhe 2 persona të tjerë

Komisariati i Policisë Shkodër, Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. H., 30 vjeç, banues në Shkodër, i d ënuar më parë për veprat p enale “Vjedhja” dhe “D huna në familje”, pasi ky shtetas, në gjendje të dehur, ka ushtruar d hunë f izike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në gjendje të d ehur, ka ushtruar d hunë psikologjike nga ish-bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie s eksuale me d hunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME