Categories Lajme

Rrëfehet 25-vjeçari shqiptar në SHBA: Doja ta vrisja. E qëllova se qeshte me mua për…

Emiljano Domi, i cili qëlloi me thikë në shpinë nënën e tij në natën e ndërrimit të viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është rrëfyer për policinë amerikane. Në rrëfimin e tij, 25-vjeçari thekson s,e ai donte ta vriste nënën e tij dhe në fakt kishte menduar se, ajo kishte vdekur pasi ai e qëlloi me thikën e kuzhinës e më pas doli nga shtëpia.

Ai u ka treguar hetuesve amerikanë se ai e goditi nënën e tij pasi ajo kishte qeshur me të kur ai i ishte ankuar se pse ia kishte lëvizur xhaketën e tij nga dhoma e ndenjes. Pasi e kishte shtrirë përtokë Domi kishte marrë thikën e kuzhinës dhe ia kishte ngulur egërsisht thikën pas shpine.

Domi ka thënë se qëllimi i tij që “ta vriste atë”. Më pasi ai ishte larguar nga shtëpia duke menduar se e “kishte lënë të vdekur”. Por 43-vjeçarja arriti t’u mbijetojë plagëve pasi u mjekua edhe në spital. Ndërkaq, Domi kishte shkuar në një furrë buke në Garfield ku punon i ati i tij duke i kërkuar këtij të fundit para për benzinë. Kjo e bëri të atin të dyshonte duke telefonuar më parë gruan e tij dhe më pas policinë, shkruajnë mediat amerikane. 

Efektivët arritën ta arrestonin në kohë Domin. 25 -vjeçari kishte punuar më parë si arkëtar ndërsa ka pasur një fëmijëri të shoqëruar me dhunë në familje. Nga deklaratat e bëra nga të dy prindërit, ata thoshin se Domi i kishte kërcënuar disa herë se ai do t’i vriste.

25-vjeçari shqiptar u transferua në Qendrën Mjekësore Bergen New Bridge dhe më pas është lënë në paraburgim. Ai do të dërgohet në burgun Bergen, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë dhe përdorim të armëve të ftohta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME