Categories Lajme

Rrëfehet Brisida Shehaj, zbulon arsyen pse u largua nga Partia Socialiste

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Brisida Shehaj ka shpjeguar arsyet pse u largua nga PS dhe shkoi te tek LSI. “E nisim me një saktësim, ky nuk është rikthim në politikë, por vendimi im i parë për t’u marrë me politikë aktive. Si një shqiptare, që kam vendosur të jetoj e punoj në këtë vend, si qytetare e angazhuar, për mua 25 prilli nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por shpresa e fundit për Shqipërinë. Unë kam qenë e majtë, mbetem e majtë, kam bindjen e plotë se Shqipëria e varfër ka nevojë për një të majtë të vërtetë e në vend atë e përfaqëson tashmë vetëm LSI”, thotë Shehaj në një intervistë.

Më tej nënkryetarja e LSI-së ka shtuar: “Unë jam rritur nga dy prindër të majtë, me kontribut të ndjerë e modest në Partinë Socialiste. Në vitet 2001-2002, Monika Kryemadhi, asokohe kryetare e Forumit Rinor ndikoi të ktheja bindjet e mia të majta në angazhim konkret. Dhe e mora seriozisht këtë përfshirje në strukturat e partisë, duke bërë rrugëtimin e plotë brenda saj në shumë funksione, si komisionere, numëruese, e deleguar në njësitë 1 dhe 3 në Tiranë, e deleguar në Kongresin e PS-së, anëtare e Asamblesë Kombëtare, pjesë e grupit të punës për ngritjen e Forumit të Gruas, koordinatore elektorale e njësisë nr.3, funksione, që i kam ushtruar deri në vitin 2017.

Arsyet e votës së jashtëzakonshme të vitit 2013 nisën të zhbëhen 3 vjet pas marrjes së pushtetit, premtimet me të cilat iu kërkua besimi shqiptarëve nuk po mbaheshin, karriera nisi të bëhej një mundësi, që varej nga afërsia me Rilindjen, ku puna e grupit, që kish karakterizuar këtë forcë në ditë me dhe pa pushtet, po zëvendësohej nga klanet brenda partisë. Klane që në vend t’u shërbenin shqiptarëve, sulmonin njëri-tjetrin deri në pikën “o me ne, o je armiku”. Kjo nuk qe më partia në emër të së cilës kërkuam votën, ndaj me bindje të plotë dhashë dorëheqjen kur Rilindja qe në kulmin e pushtetit. Kjo ngjan e paimagjinueshme për ata, që varkën e lënë zakonisht vetëm kur është duke u mby tur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME