Categories Lajme

Rrëfimi i dëshpëruar i emigrantit të paligjshëm në Shqipëri: Kam ecur në këmbë ditë e natë, jam i lodhur. Me bisturi desha të pres…

Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vjeç dhe quhet Rida A. I riu tregon se hyri në Shqipëri nga Greqia në dosjen që Gazeta Si disponon. Mbasi iu është përgjigjur oficerëve dhe ka këmbëngulur se nuk është pjesë e një trafiku klandestinësh dhe se ka udhëtuar i vetëm, i riu nga Palestina ka kërkuar strehë, ushqime dhe veshje.

“Jam refugjat nga Palestina dhe për një jetesë më të mirë u nisa drejt Perëndimit. Kur hyra nga Greqia vetëm kam ecur. Doja të shkoja në Durrës që të gjej ndonjë kamion në port dhe prej andej të iki jashtë, në Itali apo në ndonjë shtet tjetër”.

Policia e pyet se si mbërriti deri në Tiranë?

Rida: Po ju përsëris kam ardhur në këmbë. Jam shumë i lodhur. Kam ecur në këmbë me ditë të tëra dhe plani im ishte porti i Durrësit. Kam dëgjuar që mund të hysh në kamionë e të shkosh në Europë. Policia i thotë Gazetës Si se me gjithë temperaturat e ulëta, qytetarët nga Lindja vijojnë të udhëtojnë me qindra kilometra përmes zonës jugore në kufi me Greqinë.

Mbas kontrollit në çantën e Rida A. agjentët shkruajnë se i gjetën një bisturi.

Për çfarë të duhet bisturia në çantë – pyet më tej policia djalin nga Palestina.

Rida A. – E kam marrë për arsye personale që kur të mbërrija në Durrës me këtë bisturi do prisja mushamanë e kamionit dhe do hyja në të. Nuk kam kryer asnjë shkelje këtu në Shqipëri, jam vetëm kalimtar dhe nuk e kuptoj arsyen përse më sollën në polici kur më gjetën në rrugë.

Policia tregon se mbas marrjes në pyetje e ka pyetur 20-vjeçarin se a kishte ndonjë kërkesë të posaçme dhe ai menjëherë mbas ndihmës së parë me rroba dhe ushqime ka deklaruar: po , kërkoj azil në vendin tuaj./Gazetasi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME