Dy turistë holandezë janë rrëzuar gjatë eksplorimit në Malin e Çikës në Dhërmi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, fatmirësisht pa viktima.
Raportohet se një prej turistëve ka thyer këmbën, ndërsa tjetri është në gjendje të mirë shëndetësore. Një helikopter i urgjencës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer transportimin e turistëve drejt spitalit të Vlorës.