Categories Lajme

Rritja e çmimeve dhe rënia e euros/ Pas jugut “boshatiset” edhe plazhi i Shëngjinit

Plazhi i Shëngjinit u bë vitet e fundit një nga destinacionet me popullore për pushuesit nga Kosova, për shkak të afërsisë vetëm dy orë larg me detin nëpërmjet rrugës së Kombit, por këtë vit duket se gjitha ka ndryshuar për keq.

Popullimi i plazheve ka rënë me 50%, ndërkohë baret dhe restorantet pohojnë se aktiviteti ka rënë së paku 30-40 për qind.

Gj. Gega i cili prej vitesh administron një seri apartamentesh me qira në zonën me të populluar të qytetit, tha se pavarësisht se çmimet nuk janë rritur këtë vit, ka më pak pushues. Ai tha se shkak për rënien e turistëve po bëhen çmimet më të larta të ushqimeve si në supermarkete dhe restorante. Gjithashtu pushuesit pohojnë se, rënia e euros po rezulton një kosto shtesë për turistët nga Kosova.

Krahas rritës së përgjithshme të çmimeve, këtë vit me të njëjtën sasi eurosh merr më pak lek, e për rrjedhojë më pak furnizime. Zoti Gega pohon se, gjithashtu marketet në periudhën e korrikut dhe gushtit në zonën e Shëngjinit i shesin produktet gati 30% më shtrenjtë se në Tiranë ose në Lezhë.

Administratorët e njësive të pushimit në Shëngjin pohojnë se, kapacitet akomoduese në zonë janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. Ata shpjegojnë se oferta për banesa në zonën e Shëngjinit po rritet me ritme më të shpejta se, numri i turistëve. Shpërndarja e turistëve ka sjellë boshatisje të disa plazheve dhe restoranteve që vitet e kaluara punonin me mbingarkesë.

Nga ana tjetër pushuesit vlerësojnë rregullin dhe pastërtinë në plazh. Bashkia e Lezhës gjatë sezonit turistik bën një organizim të posaçëm në qytet, duke filluar që nga rregullimi i trafikut në zonën e plazheve dhe menaxhimi i mbeturinave. Një seri policësh bashkitë orientojnë pushuesit të hedhin mbeturina në orare në mënyrë që zona të jetë gjithmonë e pastër nga mbeturinat.

Për largimin e turistëve duket se është bërë shkak edhe shërbimi i dobët. Farie Demushi e cila prej vitesh jeton jashtë vendit dhe ka frekuentuar shpesh plazhet e vendit tonë, është e pakënaqur nga shërbimi. Shumë turistë nga Kosova mendojnë në këtë mënyrë. Operatorët kanë investuar në objekte dhe jo në burime njerëzore duke u bërë shkak kështu për rritjen e “armiqësisë” të turistëve me plazhet e vendit.

Operatorët në mungesë për punonjës, rriten rrogat e stafit

Picieri është një nga profesionet e paguara në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Në muajt qershor, korrik dhe gusht një të tillë nuk e gjen më pak se 1500 euro rrogë. Në jug kushton edhe më shumë.

Marius Dushku i cili këtë vit po punon në Shëngjin pohon se dy vitet e fundit rroga e tij është rritur së paku me 30%.

“Aktualisht që po flasim kam rreth 6 oferta për punë. Rroga po rritet nga sezoni në sezon. Nuk ja vlen as të emigrosh” tha ai.

Vitet e fundit turizmi ka nxitur shërbimet fast- food sidomos picat. Ky është një nga produktet më të konsumuara në vendin tonë, ndaj profesioni i picierit dhe kuzhinierit është mjaft i kërkuar, sidomos në kohën e plazhit dhe rrogat janë mjaft të larta.

Por megjithë rritjen e rrogave mungesa e stafit është një problem. Emigracioni i lartë i të rinjve po krijon një hendek të madh në tregun e punës, teksa bizneset nuk përvojën e duhur për tu përballur me këtë fenomen.//monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME