
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greth në njësinë administrative të Kryevidhit, ndërsa të plagosur kanë mbetur një djalë dhe një vajzë.
Shkak i këtij aksidentit mendohet se është bërë shpejtësia e madhe që lëvizte makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal vaditës uji, ndërsa raportohet se ka bërë disa rrotullime par se të përfundonte e përmbysur.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë nxjerrë nga makina dy të rinjtë dhe u kanë dhënë ndihmën e parë. Ndërsa më pas ka mbërritur policia dhe ambulanca. Dëmtime më të shumta ka pësuar vajza, e cila po merr mjekim në spital.