Categories Lajme

Rrufe dhe shtrëngata / Ja si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

Për javën në vijim mbi vendin tonë pritet ndikimi i kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe mot i ‘agravuar’. Duke nisur nga dita e Hënë nga orët e para të mëngjesit (00:00) e deri në orët e mesditës (11-12:00) priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit.

Specifikisht në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe ultësirën perëndimore reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve, breshërit dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës do të ketë edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i Jugut dhe shpejtësi deri në 25-30m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Ditët që pasojnë do të jenë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu të dobta dhe të herëpashershme ndërsa ditën e Mërkurë në zonën e Veriperëndimit reshjet përsëri të vazhdueshme me intensitet të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte që në orët e para të ditës priten reshje shiu të vazhdueshme me ntensitet mesatar në të gjithë territorin. Përgjatë ultësirës perëndimore, veriperëndim dhe jugperëndim deri në orët e mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve më pas ato humbasin intensitetin. Po e njejta situatë pritet edhe për ditën e Premte. Kjo është një pasqyrë paraprake e javës që presim bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME