Categories Lajme

Rrufeja i vrau 250 bagëti, Blerina Bombaj dhe bashkëshorti i saj bëjnë gjestin human: I dhurojnë bujkut mirditor 10 dele

Bujku mirditor Kol Buraku humbi 250 krerë bagëti dje, pasi rrufeja i vrau teksa kullotnin në pyll. Fatmirësisht, pronari vetë nuk u lëndua por dëmi ishte shumë i madh për të. E gjitha pasuria i humbi brenda një dite.

Pavarësisht, apelit që i drejtoi shtetit deri tani asnjë nga strukturat nuk ka reaguar.

Krejt e kundërta ka ndodhur me dietologen Blerina Bombaj, e cila bashkë me bashkëshortin e saj Edi Troci i kanë ardhur në ndihmë bujkut sipas mundësive të tyre. Sot, ata kanë shkuar në fshatin Zajs të Kurbneshit dhe i kanë dhuruar bujkut Kol Buraku 10 dele.

Këtë lajme jep gazetari Gjergj Marku.

Humanizmi: Ndihma e pare per Kol Burakun, 10 dele nga bashkeshortet Edi dhe Blerina!…

(Te paret tane kane pas nje tradite fantastike humane te pervijuar nder mote e shekuj, kur dikujt i ndodhte nje fatkeqesi natyrore, i gjendeshin me te gjitha menyrat, dikush me nje gje e dikush me nje tjeter, qe te ringjallej familja e demtuar.

Sot, perjetova nje emocion te tille, teksa po shihja nga afer ndihmen e afruar nga dibrani i mire Edi Troci, i cili ka dhene ndihmen me 10 dele per Kol Burakun, pas fatkeqesise ndodhur me tufen prej 250 krere bagetish te demtuara tragjikisht nga rrufeja. E takova ne te dale te Rreshenit, pasi kishte ardhur me furgon me 10 koke dele te mrekullueshme per t’i derguar per tek familja e Koles ne Zajs te Kurbneshit.

Edi eshte bashkeshorti i Blerina Bombaj, shkencetare e njohur e dietologjise, te cilet kane krijuar nje ferme fantastike ne Domje te Tiranes. Eshte ne njefare menyre nje ndihme “kolegesh”, sepse ata ia dijne hallin nje rasti te tille kujtdo qe do t’i ndodhe, ndaj i jane gjendur me ndihme konkrete permes ketij shtegtimi te larget nga Tirana ne Zajs.

Nderkohe edhe te tjere jane afruar me ndihma, nje aktivitet bamiresie qe po udhehiqet nga Ermal Duka. Keto dite ai ndodhet ne Itali, nga mesi i javes do te jete ne Mirdite per ta vazhduar kete aksion humanitar. Po shenoj dhe nr e kontaktit ne Itali ku ndodhet keto dite: +39 320 308 2696)

Shenim: kane pyetur shume vete se cfare eshte bere me bagetite e ngordhura. Ato jane groposur sipas gjithe rregullave, nderkohe me komision te pushtetit vendor, po procedohet per gjithe demin sipas rregullave ligjore, per te kaluar ne fazen tjeter te ndihmes perkatese. Newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME