Categories Kulture, Lajme

Rruga e Lumit të Vlorës, impakt të jashtëzakonshëm në turizëm

Puna për projektin e rrugës së Lumit të Vlorës, një segment jetik për gjithë qarkun, po ecën me ritme të shpejta. Ditën e premte, më 9 nëntor, përfundon hedhja e shtresës së parë të asfaltit në Lotin I të kësaj rruge, atë që ka nisur në bypass-in e Vlorës e vazhdon në Peshkëpi për të përfunduar në Gjorm.

Në këtë pjesë të parë të kësaj rruge, punimet kanë nisur në fund të marsit të këtij viti dhe aktualisht janë realizuar 85% të punimeve, ndërkohë që shiriti i përfundimit parashikohet të pritet vetëm pak muaj më pas, në shkurt të 2019.

Rikonstruksioni i kësaj rruge, cili përfshin edhe rindërtimin nga e para të shumë pjesëve të një segmenti që më shumë se rrugë ka qenë gjurmë e vjetër e asaj që ka ekzistuar dikur, parashikohet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë qarkun e Vlorës, për banorët, por edhe për zhvillimin e turizmit.

Qëllimi i këtij investimi madhor (i financuar nga Fondi Kuvajtian, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare) është realizimi i një lidhjeje përfundimtare dhe jo thjesht mes fshatrave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i krijuar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses më të shpejtë në bregdet.

Bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapësirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blektorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport.

Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej 23,2 km. Segmenti i dytë është 27,1 km dhe shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23,7 km vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç.

Këto dy segmente janë aktualisht në procedurat e tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikohet që kontratat punimeve të lidhen në muajin dhjetor 2018. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Kryq. Levan-Tepelenë me gjatësi 16,4 km për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në fazën e tenderimit të supervizionit.

Punimet parashikohet të fillojnë në verën e vitin 2018. Projekti i rikonstruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës përfshin punimet civile për rikonstruksionin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit, elementëve të sigurisë dhe të ndriçimit, vendkalimet e këmbësorëve përgjatë rrugës si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Të gjitha qendrat e fshatrave përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës, do të trajtohen si zona urbane me trotuare, ndriçim, gjelbërim.

Ndërkohë që specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merren me procedurat e prokurimit për lotet II dhe III të projektit të Rikonstruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME