Categories Lajme

Rrumbullaku firmos 25 ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit (EMRAT)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur 25 emërime në radhët e drejtuesve të uniformave blu.

Bëhet fjalë për krerët e drejtorive të qarqeve, apo edhe për drejtoritë e brendshme të Policisë. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë është emëruar Sokol Bizhga, Tonin Vocaj në krye të Policisë së Tiranë, apo Lorenc Paganika në krye të Policisë së Fierit.

25 emërimet e rejaNë përmbushje të prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës, pas vendimeve të Këshillit të Lartë të Emërtesës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, konkretisht:

1. Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, deri tani Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

2. Drejtues i Parë Sokol Bizhga, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, merr gradën “Drejtues i Lartë” dhe emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

3. Drejtues i Parë Lorenc Panganika, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;

4. Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;

5. Drejtues i Parë Edmond Sulaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

6. Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

7. Drejtues i Parë Ervin Hodaj, deri tani profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;

8. Drejtues Ermal Muçaj, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;

9. Kryekomisar Gentian Berberi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë emërohet Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

10. Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH;

11. Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë;

12. Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë;

13. Drejtues i Parë Zef Laska, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPPSH;

14. Drejtues Vilma Ibrahimi, deri tani Shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

15. Drejtues Arben Joco, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë;

16. Drejtues Altin Merizaj, deri tani Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Shkodër;

17. Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër;

18. Kryekomisar Luan Arifaj, deri tani specialist i Sektorit për Krimet Ekonomike, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, pas fitimit të gradës “Drejtues”, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës;

19. Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës;

20. Kryekomisar Armir Gjikolaj, deri tani Shef i Njësisë “Fast Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës;

21. Kryekomisar Alket Shatro, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë;

22. Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës;

23. Kryekomisar Vilson Bala, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë;

24. Drejtues Aida Çobo, deri tani asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërohet Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

25. Drejtues Silvana Sulaj, deri tani Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME