Categories Lajme

Ruben Saraiva, ‘killeri’ që ekzekutoi Ardian Nikulajn në Shëngjin, ja skeda kriminale në Londër

Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiva.

Prej më shumë se 10 vitesh ai jetonte në Angli. Përzgjedhja jo e rastësishme.

Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPC ka siguruar skedën e tij penale nga e cila kuptohet se përzgjedhja për krimin në Shqipëri kishte një arsye te fortë.

Skeda e tij personale tregon se Ruben Saraiva gjatë 10 viteve të fundit është përfshirë në krime që lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje.

Dënimi i tij i parë nga një gjykatë angleze lidhet për armëmbajtje pa leje. Pas daljes nga burgu për këtë vepër penale ai akuzohet dhe dënohet për dëmtime trupore të rënda ndaj një personi.

E shkuara kriminale e killerit të Shëngjit, ardhur nga Anglia nuk mbaron me kaq. Sërish në vitin 2017 dënohet për mbajtje arme pa leje.

Dënimi i tij i fundit në Angli lidhet me posedim kokaine për qëllime shitje.

Sipas policisë shqiptare Ruben Saraiva mbërriti në Lezhë në muajin shkurt duke qëndruar në fshatin Karriq.

Top Channel të hënën tregoi këtë video ku në një lokal në Shkodër shfaqet Ruben Saraiva.

Pas vrasjes në 19 Prill, ai u largua në drejtim të Greqisë, ku policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për ta kapur. Ai vijon të jetë në arrati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME