Categories Lajme

Ruçi i bën vërejtje për veshjen, Gjuzi ‘shkel rregullat‘

Nuk janë të paktat rastet kur Kujtim Gjuzi është kritikuar për veshjen e tij. Gramoz Ruçi shpesh ia ka vënë në dukje kur ai shfaqet i pa kuruar në Kuvend, por Gjuzi duket se nuk ka reflektuar.

Ai është shfaqur në seancën e sotme në Parlament me një kollare të pa hekurosur dhe me njolla. Po kështu këmisha me rrudha dhe flokët e pakrehur. Kujtim Gjuzi në Parlament ka thënë se ka dalë vetë në terren, për të monitoruar zbatimin e ligjit anti-duhan.

“Ilir Beqja e vendosi rregullin dhe bëri shumë mirë, por e vendosi rregullin që të na vij një rregull tjetër dhe të mësojmë një variant tjetër japonez të pirjes së duhanit!

Në fakt nëse keni vënë re gjatë këtyre 10-15 ditëve, sapo kam marrë në dorë projektin e zotit Beqja, kam dalë siç e keni parë në baret e ditës dhe natës për të parë çfarë ndodh. Pihet duhan.

Pihet duhan se nuk është ministri i Brendshëm këtu, se disa komisarë të korruptuar vendosin disa gjoba. Me makina para bareve thoshin, doni me pi duhan? Po!  Na jep ndonjë lek neve. Po s’ishin pak, 500 euro për bar. Tani ata komisarët me këshillimin e ministrit, nuk i shoh më. Vazhdoj t’i ndjek hap pas hapi”, tha Kujtim Gjuzi.

Më herët, ka qenë vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e ka kritikuar për veshjet aspak etike në Kuvend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME