Categories Lajme

Rusët sulmojnë Kievin, goditen infrastrukturat kritike

Edhe pse autoritetet ushtarake ukrainase deklarojnë se Rusia e ka tejkaluar prej kohësh kapacitetin e saj të sulmeve raketore, duke përdorur rezervën që zakonisht është e paprekshme, forcat ruse nuk shterojnë sulmet edhe në prag të fundvitit.

Dje sulmet raketore, por veçanërisht edhe ato të dronëve që janë marrë nga aleati “në hije” iranian, kanë goditur veçanërisht qytetin e Dnipropetrovsk dhe kryeqytetin Kiev. Objektivi i sulmeve duket i qartë. Objektivi kryesor është infrastruktura kritike e vendit, veçanërisht ajo elektrike, nga momenti që acari i dimrit në atë zonë mund të jetë arma më e fortë në këtë moment nga Kremlini.

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se 30 nga 35 dronë janë shkatërruar, që sipas tyre janë të tipit Shahed-136 e Shahed-131 dhe janë nisur nga deti i Azov.

Ndërkohë, pritet zyrtarizimi i takimit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologun “vasal” Alexander Lukashenko në Minsk, diçka që nuk ndodhte në kryeqytetin bjellorus nga viti 2019. Sipas Kievit, Putin po tenton të bindë aleatin e tij, për të hapur së bashku një front të dytë në veriun e Ukrainës, që do t’i jepte atij frymëmarrje në menaxhimin e konfliktit. Trupat ruse ndodhen që tani në territorin bjellorus, pro deri më tani Lukashenko ka mohuar se Minsku do të ndërhyjë zyrtarisht në luftë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME