Categories Lajme

Rusia nis lojërat e gazit me Gjermaninë, Berlini: Duan të rrisin cmimin

Gjiganti i gazit rus, Gazprom tha se do të reduktojë më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, lëvizje kjo që ministri gjerman i ekonomisë e kritikoi si një pretekst për të mbjellë pasiguri dhe për të rritur çmimet.

Gazprom tha në një deklaratë më 15 qershor se një ulje e mëtejshme prej 33 përqind do të nisë në orën 1:30 të mëngjesit me orën e Moskës, pra më 16 qershor.

Kjo është dita e dytë radhazi që Gazprom, kompani në pronësi shtetërore tha se do të reduktonte gazin natyror të shpërndarë përmes tubacionit.

Në njoftimin e 14 qershorit thuhet se Gazprom do të shkurtonte dërgesat në 100 milionë metra kub në stacionin e kompresorit Portovaya “për shkak të kthimit të parakohshëm të njësive të pompimit të gazit nga riparimi nga Siemens”.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Habeck iu përgjigj njoftimit të Gazprom për një ulje të mëtejshme më 15 qershor duke thënë se justifikimi i tij ishte një përpjekje për të rritur çmimin.

“Justifikimi i palës ruse është thjesht një pretekst. Është padyshim strategjia e tyre për të krijuar shqetësim dhe për të rritur çmimet,” tha Habeck në Berlin.

Aktualisht, mungesa në furnizimet me gaz mund të plotësohet nëpërmjet blerjes së gazit në treg, “megjithëse me çmime të larta”, tha Habeck, duke shtuar se “siguria e furnizimit është e garantuar”.

Rregullatori i rrjetit të energjisë në Gjermani tha se aktualisht po vlerëson situatën dhe ndikimin e mundshëm të një reduktimi të mëtejshëm të furnizimeve.
“Siguria e furnizimit aktualisht është ende e garantuar,” tha një zëdhënës i rregullatorit.

Gazprom gjithashtu shkurtoi eksportet e gazit në Itali, tha më 15 qershor firma italiane e energjisë Eni, duke shtuar se nuk ishte dhënë asnjë shpjegim për reduktimin.

“Eni konfirmon se Gazprom ka kumtuar një reduktim të kufizuar në furnizimet me gaz për sot, në një vlerë prej rreth 15 për qind”, tha një zëdhënës. Eni po monitoron situatën, shtoi ai.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani tha se reduktimi e gazit nuk ka krijuar ndonjë çështje kritike deri tani./evropaelire

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME