Categories Covid-19, Lajme

Rusia prodhon vaksinën e parë në botë për kafshët anti-Covid

Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit për kafshët eshte prodhuar nga Rusia, duke e përshkruar hapin si të rëndësishëm për ndërprerjen e mutacioneve. Ai tha se prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë në prill. Agjencia e mbikëqyrjes së bujqësisë “Rosselkhoznadzor” tha në një deklaratë se vaksina e quajtur “Carnivak-Cov” ishte testuar në fillim të tetorit në qen, mace, dhelpra dhe kafshë të tjera dhe ishte provuar të ishte efektive. “Të gjitha kafshët në provë që u vaksinuan zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100 përqind të rasteve,” tha Konstantin Savenkov, nënkryetari i Rosselkhoznadzor.

“Produkti është i pari dhe i vetmi në botë për parandalimin e Covid-19 tek kafshët,” tha ai. “Përdorimi i vaksinës, sipas shkencëtarëve rusë, mund të parandalojë zhvillimin e mutacioneve të virusit,” shpjegoi Rosselkhoznadzor.  Zyrtarët ushtarakë në qytetin rus të Saint Petersburg njoftuan më parë këtë javë se qentë e ushtrisë do t’i nënshtroheshin vaksinimit të detyrueshëm përpara se të vendoseshin në aeroporte dhe të merrnin pjesë në përkujtimet mbarëkombëtare të Luftës së Dytë Botërore në maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME