Categories Lajme

Sa mirë që kemi Antoneta Dhimën dhe Maya Aliçkaj

Në këtë Shqipëri që i mbushi 30 vjet në tranzicion (në asnjë vend pranë nesh nuk zgjati kaq shumë ky fenomen) dhe ku mbizotëron llumi dhe tallavaja, ka megjithatë “xixëllonja” që të mendosh se e mira jo vetëm nuk ka vdekur në këtë vend por gjallon. Ka pothuajse në çdo fushë të jetës njerëz që me vlerat që shfaqin të bëjnë jo thjesht t’i admirosh, por edhe t’i marrësh si shembull për t’i ndjekur.

Janë në minorancë, se në ekranet e televizioneve dhe në propagandën ditore vendin në skalionin e parë e kanë zënë prej kohësh lekistët, që më së shumti dashurojnë injorancën, nivelin që kanë edhe vetë. Besoj se janë me mua qindra mijëra shqiptarë që kanë parë skena kur një i madh madhor ka kërkuar mendje nga të diturit, ia ka hedhur poshtë në momentin e parë, më tepër për t’u dukur dhe më vonë ka vënë në jetë pikërisht këto këshilla, që i kanë dalë shumë të suksesshme. Ka në këtë Shqipërinë tonë të bukur e të mençur individë të spikatur në llogoren e tyre që suksesin e arritur në një moment nuk e bëjnë lapidar, por kërkojnë suksese të tjera.

Unë sot do të marrë dy shembuj sinjifikativë nga dy fusha të ndryshme të jetës. Nuk do të propagandoj traktoristen që shkonte nga Përmeti në Mirditë dhe martohej me malësorin dhe as Shkrute Pal Vatën që binte heroinë në hekurudhë. Unë do të shkruaj për dy zonja të nderuara dhe prodhimtare në profesionin e tyre, por ju listës mund t’i shtoni edhe plot emra të tjerë që ju kanë bërë përshtypje në të përditshmen tuaj. Do të shkruaj për dy zonja të nderuara që në llogoren e tyre modestish, por suksesshëm dallojnë nga simotrat e tyre.

Deputetja Antoneta Dhima dhe këngëtarja Maya Aliçkaj janë aq të suksesshme në pozicionin e tyre saqë ne nuk na mungon urimi: ah sikur të kishim më shumë si ato. Sa për të mbyllur gojët e këqija që në të tilla raste e lidhin shkrimin tim me të qenit servil apo përfitues vetjak, po e them që në fillim se nuk kam ndonjë afrimitet të dukshëm as familjar dhe as shoqëror me to. I njoh më së shumti nga rrjetet sociale dhe bashkëbisedimi me miq të përbashkët. Për deputeten respekti të imponohet që nga qëndrimi që mban ajo në Parlament. Zonjë e vërtetë në paraqitje dhe intelektuale e plotësuar kur flet në tribunën e tij. Specialist e mirëfilltë në ekonomi duke dhënë mendime specifike dhe efikase në projektligjet që diskutohen.

Në fushën e saj ajo sot është zëri më La Mazhor. Asnjëherë nga ajo tribunë nuk është dëgjuar zëri i Antonetës që të fshikullojë padrejtësisht kundërshtarët politikë apo të bëjë elozhe fallco për qeverinë. Dëgjojeni me vëmendje çka ajo flet dhe do bindeni se çdo fjalë e saj është vetëm progres në ekonominë tonë. Por më rezultative ajo është në praktikë. Kam burime të sigurta dhe të besueshme që nëse ajo nuk është në sallën e Parlamentit patjetër do të jetë pranë njerëzve në zonën e saj elektorale.

E njohin i madh e i vogël në Bashkinë e Patosit, por edhe në fshatrat që janë nën juridiksionin e kësaj bashkie. E njohin nga bashkëbisedimet që ajo kryen çdo ditë të javës me ta. Jo vetëm në zyrën përkatëse ku takimet ditore janë të shumta, por edhe nëpër lagje e fshatra ku jo vetëm njihet me problemet por edhe ju jep zgjidhje atyre. Pikërisht kjo e fundit e bën atë që të gëzojë respektin dhe mirënjohjen e elektoratit. Antoneta Dhima nuk mjaftohet me një shtrëngim duarsh apo një buzëqeshje lëshuar në ajër, siç jemi mësuar t’i shikojmë me shumicë deputetët tanë në këto vite, por këmbëngul përmes bashkëpunëtorëve të saj në pushtet apo të suksesshëm në biznes të ndihmojë konkretisht sa më shumë njerëz në nevojë.

Prakticiteti i të përditshmes së saj shoqëruar me rezultate konkrete në zgjidhjen e problemeve janë produkt i një personaliteti si Antoneta Dhima. Të gjitha ato që realizon ajo të bën të dëshirosh që sa më shumë Antoneta Dhima të ketë jo vetëm në politikën shqiptare, por në gjithë jetën tonë të përditshme. Staturë tjetër ka Maya Aliçkaj. Nëse do të krijonim në imagjinatën tonë një piramidë me këngëtaret më të mira aktuale shqiptare padyshim që ajo do të ishte qershia mbi tortë. Jo vetëm me dhuntinë që ia ka falur perëndia për të kënduar, por edhe me performancën që ajo shfaq në çdo dalje të saj përpara artdashësve.

Është nga këngëtaret më të admirueshme për të mos thënë më e admirueshmja. Por nuk është vetëm kjo. Shikoni subjektet e këngëve të saj. Me plot pasion i këndon babait, motrave, Vlorës që e ka në zemër, Ismail Qemalit krye heroit tonë. I këndon edhe dashurisë, ndjenjës më njerëzore. Madje tek këto këngë dallohet e veçanta e saj. Ajo që më së shumti tekstet e këngëve i shkruan vetë përcjell mesazhe të shëndetshme për shoqërinë tonë.

Më thoni një këngëtare tjetër që bën këtë më mirë se Maya?! Më thoni një këngë të vetme të saj që ajo përdor vulgaritetin, siç bëjnë ato VIP-at e tjera, dhe unë nuk do ta dëgjojë më Mayan. Më thoni një, vetëm një këngë të saj që ju nuk e kuptoni se çdo të thotë, siç ndodh rëndom në shumë e shumë këngë të tjera dhe unë do t’i them lamtumirë të dëgjuarit e këngëve të saj. Por kjo nuk ndodh.

Për Mayan kam edhe një përjetim personal që tregon mjeshtërinë e saj në të kënduar. Një miku im martonte djalin dhe donte një kontakt me Mayan. Ia krijova mundësinë. Folën dhe ranë dakord për gjithçka, por mua më bëri përshtypje çmimi që kërkojë ajo dhe që mu duk stratosferike. Isha kurioz se si do të mbaronte ky bashkëpunim dhe pyeta mikun pas dasmës se si kaluan. “ Hallall ti ketë – më tha.

Dasmat fillojnë aty tek ora 22 dhe atëherë hapi edhe grykën e zërit Maya o mik. Nuk e mbylli tërë natën. I pari dasmor që iku isha unë rreth orës 5 të mëngjesit se ndjehesha i lodhur. Ajo i mbajti dasmorët deri në 7 siç nuk ka bërë asnjëherë vaki. Hallall ti ketë”. Maya është nga ato këngëtare që mban gjallë çdo koncert dhe ka në repertor këngë që do t’i dëgjojë gjithkush. Të dyja zonjat që unë përmenda, me veçoritë e tyre janë etalonë të së mirës dhe të suksesshme ndaj është mirë që i kemi mes nesh.SOT.COM.AL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME