Categories Lajme

Sali Berisha nuk humb kohë, tregon hapin e radhës për të “rimarrë” PD Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për Syri.tv ka zbuluar detaje në lidhje me përcarjen e PD. Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj Bashës duke deklaruar se kryetari aktual ka shkelur cdo nen të Kryesisë së PD në shkarkimin e tij.

Gjatë intervistës, Berisha ka pranuar se pretendon të cojë demokratët në zgjedhje dhe sipas tij anetarësia e PD do të vendosë për të ardhmen e PD.

Sali Berisha: Tani, deklarata e bashës ka krijuar një traumë të madhe në PD. Partia demokratike është në krizë të thellë dhe në rrezik të madh.

Cfarë po bëj unë, që në fillim kam kërkuar që PD të mos merret me cështjet e non gratave, merrem vetë unë sepse partia është pro amerikane. Në këto kushte unë nuk dua kurrë që PD nga ky zhvillim të dëmtohet, të përcahet të copëzohet. Unë do të bëj cdo gjë dhe do ua domostroj të gjithë shqiptarëve, që PD të dal ënga ky proces më e madhe dhe më e fuqishme, me kusht të vetëm të shprehen anëtarët me votë.Ky ishte një vendim i papritur dhe Basha ma komunikoi 20 minuta para daljes në konferencë për media.

Ky veprim ka krijuar probleme shumë të mëdha dhe të thella në kryesinë e PD. Lëvizja ime do të vendoset në bazë të votës së anëtarësisë.

Pyetje: Nëse kryesia ndodh që voton pro jush dhe kundër Bashës? Cfarë ndodh me Bashën?

Berisha: E vendos anëtarësia. Unë kam një lëvizje për të bërë cdo gjë, për të mos lejuar zvoglimin e PD. /albeu.com/

Të premten e shkuar nisi punimet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Për Sali Berishën ajo ditë është historike për të, pasi në ”Syri Tv”, tha se dështoi një përpjekje e pandershme për të cënuar atë.

”Një përpjekje e pandershme, e paimagjinueshme për të cenuar, për të marrë sovranitetin e parlamentit, për të diktuar se kush do hyjë në parlament, dështoi plotësisht.

Unë i garantoj çdo shqiptar që qëllimi im nuk ishte personi Sali Berisha, por sovraniteti dhe dinjiteti i këtij vendi, të cilin për sa kohë të jetë i lirë dhe sovran, nuk duhet ta diktojë askush. Për mua kjo ishte më kapitalja”,-tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME