Lajme

Scholz bisedë telefonike me Putin, çfarë u diskutua mes tyre

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilën Putin “përshkroi me detaje logjikën dhe objektivat kryesore të operacionit special ushtarak”, sipas një deklaratë të kremlinit, shkruan The Guardian. Putin foli gjithashtu për “masat që po merren për të garantuar sigurinë e civilëve” gjatë asaj që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.

Kremlini tha më tej se Putini foli me Scholz për shkeljet e rënda të kryera nga militantët ukrainas. Udhëheqësi rus shtoi se negociatat aktuale ruso-ukrainase u bllokuan në mënyrë efektive nga Kievi. Gjatë bisedës, liderët ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme së shpejti, tha Kremlini.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close