Categories Lajme

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari nga Lushnja

Prokuroria e Lushnjes ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e një të dënuari nga ky qytet me inicialet D.L., si edhe pasuritë e familjarëve të tij.

Bëhet fjalë për një  objekt 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m2, si dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050.4 m2, të ndodhur në Lagjen “***”, qyteti Lushnjë. Jane sekuestruar po ashtu dhe dy automjete.

N J O FT I M

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.2, datë 15.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit D.L., i dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin 101 (64-2021-2539), datë 18.11.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:

Sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme objekt 1-kt, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m2 dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “***”, qyteti Lushnjë.
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dy automjete.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14e vijues të ligjitnr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhëri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë. Lushnjë, më 18.11.2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME