Categories Lajme

Sekuestrohen rreth 500 mijë euro në Muriqan

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Muriqani”, duke sekuestruar 494.785 euro dhe arretsuar në flagrancë poseduesin. Në pranga ka rënë shtetasi Rudolf Radi, 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali. Sipas uniformave blu, 56-vjeçari ka tentuar të kalojë shumën e madhe të eurove të padeklaruara në kufi, me një mjet tip “Benz”.

Njoftimi i policis: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Muriqani”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi R. R. nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME