Categories Lajme

‘’Shalqi me provë, disa herë dolën kungull’’, Rama ironizon me aleatët e PD

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kruja ka marrë shkas sërish që të ironizojë me aleatët e Partisë Demokratikë.

Të parin të cilin ka marrë në referatë Rama është Agron Duka, për ët cilin Rama me ironi thotë se ka qenë ministër bujqësire në shekullin e 5-të para erës sonë.

Sipas Ramës, Duka ka nënshkruar me Bashën marrëveshje që të jetë i 2-ti në listë dhe garanci për të qenë ministër bujqësie. Më tej ai ka ironizuar dhe me Sehin, Mediun, Idrizin, Mesila Dodën, kurse për Nard Ndokën ka thënë se duket më i miër se të tjerët pasi është filozof.

Më tej ai ka bërë një krahasim mes Milva Ekonomit dhe Edi Palokës, teksa për këtë të fundit kathënë se nëse vjen në pushtet në Krujë do të rrite vetëm konsumi i rakisë dhe paçes në 5 të mëngjesit.

 

‘’Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë. Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit. Shalqi me provë. Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta. Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçës në 5 të mëngjesit. Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S’ka shans. ‘’- tha Rama./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME