Categories Lajme

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Donald Trump

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA arriti mjaftueshëm vota për t`i dhënë dritën jeshile procedurave të shkarkimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për herë të dytë gjatë presidencës së tij. Rezoluta që ngjalli në sallë diskutime te zjarrta e akuzon Trumpin për “nxitje të kryengritjes”, e lidhur kjo me rolin e tij gjatë sulmit mbi Capitol Hill javën e kaluar, ku humbën jetën 5 persona, një prej të cilëve polic.

“ Debatuam për një masë historike në një skenë aktuale krimi, dhe nuk do të arrinim deri këtu nëse nuk do të ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ligjvënësi demokrat, Jim McGovern. Ai e akuzoi Trumpin për “rritje të zemërimit të turmës së dhunshme” dhe tha se “është mrekulli që nuk kanë vdekur më shumë persona”. “Nuk do ta harroj kurrë çfarë kam parë kur kam shikuar në sytë e atyre sulmuesve në këto hapësira. Kam parë djallëzi”, u shpreh McGovern.

Trump a kuzohet për një fjalim që bëri javën që shkoi, e që u pa gjerësisht si nxitje për trazirat që rezultuan me sulmin mbi Kongresin.

Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do t’i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh që mandati i Trump përfundon javën e ardhshme. Edhe nëse zoti Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimit të mandatit, do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtare në qeverinë federale në të ardhmen.

Përpara votimit të rezolutës të martën, zëvendësipresidenti Mike Pence i dërgoi një letër kryetares së Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA, sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME