Categories Lajme

SHBA dhuron pajisje për doganën e Kakavijës

GJIROKASTËRAmbasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi sot se mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Ambasadorja e SHBA ndodhej në Kakavijë, pasi SHBA ka dhuruar disa pajisje për doganën e Kakavijës, me ç’rast u zhvilluar dhe një ceremoni zyrtare. Ajo tha më tej se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale.

“E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë, por bashkëpunojmë edhe me Greqinë. Mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Konfiskimit e fundit në kufi janë një tregues pozitiv. Policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja”, deklaroi ajo.

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se në Kakavijë ka pasur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE. “Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë. Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30-vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria. Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë, por edhe të jetë një vend me siguri të lartë. Kjo kërkon ruajtje të këtij standardi. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj., janë rritje e standardit të ruajtjes së kufijve. Ky arsenal pajisjesh dhe personeli që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e FRONTEX, ka rritur standardin e sigurisë”, deklaroi Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME