Categories Lajme

SHBA/ Foto të pabesueshme të ushtarëve të Gardës Kombëtare që e gdhijnë brenda Kongresit amerikan

Kur gazetarët e ligjbërësit të vijnë nesër në ndërtesën e Kongresit amerikan, do të ketë surpriza të habitshme prej qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare që po flejnë sot në dyshemetë e mermerta të ndërtesës. Në pamjet qe ngjajne me një vend në gjendje lufte, shihen mburojat e tyre të vendosura pranë çantave të shpinës, dhe shishe uji në këmbët e efektivëve, disa prej të cilave të vendosura pranë statuajve të mermerta të ish-presidentëve.

Pamjet që po bëhet virale në internet janë ato të vetëm një pjesë të rreth 15,000 trupave që janë dislokuar në Uashington pas trazirave të javës së shkuar, dhe do të qëndrojnë aty deri në inaugurimin e presidentit të ri Joe Biden. Mediat thonë se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë tashmë në Capitol Hill me pajisje dhe veshje të rënda. Ndërsa më shumë se 6000 kanë udhëtuar drejt kryeqytetit dhe deri të shtunën pritet të arrijnë në 10 000.

“Garda Kombëtare ka ardhur për të siguruar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe mirëqenien e amerikanëve”, tha drejtuesi i forcës Major Renee Lee për rrjetin Fox News.

“Teksa ushtarë e pilotë kryejnë turne të ndryshme në detyrë, ata kanë dhe periudha të ndërmjetme para se të vendosen në postet e tyre. Personali i Gardës po vazhdon të vijë në Uashington dhe po merren masa për akomodimin e tyre”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME