Categories Lajme

SHBA-ja pritet të ndalojë fluturimet e pasagjerëve nga Kina

Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë fluturimet për pasagjerë nga Kina prej 16 qershorit, duke shënuar kështu hapin e fundit të rritjes së tensioneve në mes të dy ekonomive gjigante. Departamenti i Transportit ka thënë se është duke ndëshkuar Pekinin që nuk ka lejuar realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë me koronavirusin e ri.

Në javët e fundit, të dyja këto shtete kanë shprehur mospajtime në çështjen e pandemisë si dhe rreth politikave të Kinës në Hong Kong.

Mirëpo Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të “angazhohet” në çështjen e udhëtimit ajror. Urdhri i Departamentit amerikan të Transportit do të zbatohet për katër linja ajrore: Air China, China Eastern Airlines, China Southern Airlines dhe Hainan Airlines.

Për t’u zbatuar, këtë vendim duhet ta miratojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, derisa në javët e fundit ka kritikuar këtë shtet edhe për menaxhimin e krizës me koronavirus, si dhe protestat në Hong Kong.Ambasada kineze në Uashington nuk ka komentuar këtë vendim.Pekini ka thënë në të kaluarën se kundërshton cilindo vendim që lidhet me kufizime të udhëtimit ajror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME