Categories Lajme

SHBA – Mbi 60 000 raste me COVID-19 në 24 orë

Pragu prej 60 000 infektimesh të reja të regjistruara në SHBA gjatë 24 orëve të fundit u kalua dje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një nivel rekord që prej fillimit të pandemisë. Kjo shifër e çon një tre milionë numrin total të rasteve me COVID-19 të regjistruar në vend. Pas një stabilizimi të epidemisë në pjesën lindore të SHBA-së, veçanërisht në Nju Jork, vendi ka njohur që prej disa javësh një rritje të numrit të të infektuarve në pjesën jugore dhe perëndimore.

Më shumë se 1 100 persona kanë humbur jetën në SHBA gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 131 362 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë. Duke akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka qenë e vonuar përballë pandemisë së koronavirusit, presidenti republikan, Donald Trump filloi dje zyrtarisht procedurën e tërheqjes së SHBA-së nga agjencia e OKB-së, ku ai është kontribuesi kryesor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME