Categories Lajme

SHBA: Shqiptarë shkoni votoni, institucionet të garantojnë procesin

Kryetari dhe anëtari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan Bob Menendez dhe Jim Risch u kërkojnë autoriteteve shqiptare që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.

Në një deklaratë 3 ditë përpara zgjedhjeve ata kërkojnë një proces demokratik dhe pa incidente. “Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne inkurajojmë popullin shqiptar të votojë.

Ne i nxisim autoritetet të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë, pa frikë dhe dhunë. Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike.

Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar” thuhet në deklaratë. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë mjaft aktive me monitorimin e situatës sidomos në Elbasan, por edhe mesazhe të forta për politikën shqiptare lidhur me zgjedhjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME