Categories Lajme

SHBA, uragani Dorian spostohet në Cape Canaveral. Vazhdon evakuimi i njerëzve në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut

Uragani Dorian, pasi ka shkatërruar pjesën veriore të Bahamas-in verior, tani ndodhet rreth 180 km në lindje të Cape Canaveral, me erëra deri në 175 km/orë dhe po lëviz ngadalë drejt Florida-s.

Qendra kombëtare e uraganeve, me seli në Miami, në buletinin e saj të fundit i ka bërë thirrje popullates të qëndrojë ende në shtëpi.

Në Qendrën Hapësinore Kennedy, 800 punonjës të NASA, që nga dita e djeshme, po punojnë për të siguruar dhe zhvendosur pajisjet.

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhra për evakuim janë lëshuar në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Meterologët parashikojnë që Doriani do të ndikojë në pjesën më të madhe të Bregut të Atlantikut gjatë gjithë javës, nga Xhorxhia, Karolina e deri në Virxhinia. Zonat më në veri, deri në Nju Xhersi, mund të përjetojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra me fuqi tropikale deri ditën e premte.

Bilanci provizor i viktimave që Doriani ka shkaktuar në Bahamas është pesë të vdekur dhe 21 të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME