Categories Lajme

Shembuj suksesi nga investimi në agroturizëm në Lezhë/ Rama fton emigrantët: Do fitoni më shumë sesa nga puna aty ku jetoni

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot thirrjen për të gjithë emigrantët që e kanë një shtëpi në fshat, një tokë, një lidhje të investojnë kursimet e tyre aty dhe nëse nuk fitojnë më shumë nga ai investim në agroturizëm sesa fitojnë nga puna e zakonshme atje ku janë atëherë borxhi është i imi dhe i këtyre përfaqësuesve të bujtinave.

Gjatë qëndrimit në Lezhë, Kryeministri Rama takoi disa përfaqësues të bujtinave në agroturizmin “Hylli i Dritës”, ku theksoi se kam folur më ta përpara dhe më thanë ia kemi borxh bashkë kujt nuk i del siç na ka dalë ne.

Më tej Rama tha se “jam këtu me një diell e pesë yje. Kjo është Diella, e famshme e të parës iniciativë mikpritjeje në gjithë zonën e Lezhës. Shkoni tek Diella dhe do të më kujtoni. Këtu është edhe përfaqësuesi i Rapsodisë, është një studio arti kuzhine në zonën e Lezhës. Këtu është vila Veneto, një tjetër vend ku nuk është puna se mund të shkohet të hahet e të pihet, por edhe të shijohet ushqimi në kushte realisht artistike”.

“Këtu është Hylli i Dritës, po të vini këtu do ta kuptoni që ky është një nga pesë yjet e zonës. Dhe këtu është edhe ylli më i ri Hani i Leks. Ndërsa Altinin e Mrizit të Zanave e njeh gjithë Europa. Këta janë  shembujt që flasin me vepra dhe vepra e tyre u tregon të gjithëve se kush do, kush ka ide, ka kurajo, kush nuk ia përton punës jo bën sukses, por art të suksesshëm me prodhimet, peizazhin, traditën, historinë familjare, me shtëpinë e  vjetër të stërgjyshërve, që e kthen në pikë pritje ku duhet të mbash  radhë për të gjetur një vend”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME