Categories Lajme

Sherri në Sarandë! 38 vjeçari i përplas makinën një burri dhe e godet me gurë, ja dinamika

Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Erlind Rumanin dhe 59-vjeçarin R.B të cilët u përfshinë në një sherr duke u goditur me automjete dhe më pas edhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Erlind Rumani, i cili mbeti i plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit, të ditës së sotme, është përfshIrë sërish në një konflikt.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë në lagjen nr.4. ku 3 shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke u përplasur edhe me automjete. Siç mësohet janë goditur automjetet “Citroen” me targa AA631ZY me automjetin “Toyota” me targe AZI 9208.

Në një nga automjetet ndodhej Erlind Rumani, 38-vjeç, i cili sot rreth orës 02.30 u paraqit në spital i plagosur me thike në qafë. Pas daljes nga spitali mesa duket është përballur sërish në rrugë me agresorin dhe janë goditur me automjete dhe më pas edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Policia ka shoqëruar deri tani 3 shtetas në Komisariat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME