Categories Lajme

Shëtiste me ferrari, zbulohet jeta luksoze e “bosit” të drogës të arrestuar në Elbasan

37 vjeçari Kastriot Kila u arrestua ditën e sotme nga policia e Elbasanit si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Fax web ka siguruar fotot nga jeta e tij luksoze. 37 vjeçari dispononte mjaft makina të shtrenjta mes tyre edhe një Ferrari. Nuk mungojnë edhe udhëtimet jashtë vendit, apo edhe shëtitjet me jaht, të cilat ai i ka ndarë vetë në rrjetet sociale.

“Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, shkruante policia në njoftim.

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME