Categories Lajme

Shfaqet Edi Rama/ I relaksuar dhe me eskortën, ja ku po i kalon pushimet

Prej pak ditësh përflitet se kryeministri Edi Rama ndodhet me pushime në jug të vendit, ndërsa nuk ka pasur asnjë dalje publike të tij prej thuajse një jave. Fotot e mëposhtme shuajnë zërat, ç’ka provon se shefi i qeverisë po relaksohet në Vuno, teksa shihet edhe një nga truprojat që vëzhgon ambientin ku ndodhet.

Ai shihet në pamjet e publikuara nga JOQ, i ulur në një ambient të hapur në shoqërinë e një fëmije i cili nuk shquhet mirë nëse është i biri, Zaho, teksa ka veshur rroba të zeza dhe mban në kokë kapele. Pushimet në këtë periudhë kohore do të ishin normale, por pavarësisht se në një vend të tillë si Shqipëria ku gjithnjë ka tensione, ka varfëri e ka po ashtu ka ngjarje që në një model normal politik-bërjeje nuk do kishte aspak kohë për të humbur.

Të tilla si puna e lënë përmes për t’ju siguruar qytetarëve zgjedhje të lira e demokratike ç’ka debati politik që ekziston dhe pranimi nga të gjitha palët se duhet ndryshim rrënjësor, provon se në të shkuarën nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Nga ana tjetër, është procesi i integrimit dhe çështjet që kërkojnë lëvizje emergjente për të marrë përgjigje pozitive për negociatat dhe kapitujt e negocimit me BE-në.

Për t’u rikthyer se kur pushimet për të ngarkuarit me përgjegjësitë e fatit të vendit dhe qytetarëve do të ishin normale, sikur të gjitha se më sipër të ishin në rrugën e duhur, mjafton të përmendim damkën që ka lënë në ekonominë shqiptare dhe të vetë shqiptarëve tërmeti i 26 Nëntorit e sidomos kriza e thellë që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Dhe për t’i vënë kapak a janë normale pushimet për politikanët kryesor të vendit, kur shumëkush i ka ndërprerë ato, i ka anuluar për shkaqe ekonomike dhe protokollare, pritet si gjithmonë të na e thonë vetë ata.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME