Categories Lajme

Shifra rekord/Ahmetaj: Kjo falë Ramës! Qeveria është institucion i besueshëm

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, duke komentuar Konferencën e Donatorëve shprehet se kaloi pritshmëritë. Ai ia kaluar meritat personalisht kryeministrit Edi Rama, duke e konkretizuar me faktin se shifra e mbledhur nuk është gjë tjetër veçse besim ndaj qeverisë.

Në studion e “News24”, ai deklaroi se për Shqipërinë hapet një etapë e re, duke marrë rezultatin e dëshiruar. “Ajo që ndodhi dje, ishte përtej pritshmërive. Ishte një ditë e kultivuar nga BE dhe nga ana e miqve tanë që nga 27 nëntori dhe në vazhdim është një punë e kultivuar, për të ardhur në një ditë si ajo dje. Reflektoi gjithë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Unë e besoj që është një faqe e re në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e Ballkanit Perëndimor për qasjen që kanë me Shqipërinë.

Komuniteti ndërkombëtar e përdori 17 shkurtin, për t’i dhënë një shpresë shumë të madhe Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe për solidaritet me vendin. Në të njëjtën kohë, shifra është besim ndaj qeverisë.

Nuk të jep as grant, as kredi asnjë, në qoftëse ti nuk je i besueshëm. Kryeministri, qeveria, është institucion i besueshëm. Për komunitetin europian, për BE, për vendet anëtare dhe gjithë vendet e tjera që dhanë qoftë grante, qoftë kredi të buta me interesa shumë të favorshme”, deklaroi Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME