Lajme

Shihni si nxirret “butësisht” Roland Bejko nga selia e PD (video)

Roland Bejko, mbështetës i flaktë i Lulzim Bashës në PD, është nxjerrë me “ceremoni” nga selia e partisë, nga protestuesit që janë mbledhur para godinës. Bejko ka tentuar të hyjë në seli, për të marrë pjesë në mbledhjen e Bashës, por e ka patur të pamundur.

Ai është pritur me thirrje të forta kundër tij dhe më pas e kanë larguar jashtë oborrit të selisë, duke e nxjerrë në rrugë. Bejko, i zbardhur në fytyrë, duket se nuk e ka pritur këtë skenar.

Ai është larguar nga selia dhe ka deklaruar për mediat, se nuk pritet të rikthehet, për shkak të protestuesve.  Kujtojmë se Sali Berisha, ka paralajmëruar që edhe Lulzim Basha do të shoqërohet “butësisht” nga selia e PD.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close