Categories Lajme

“Shikoni faturat nga Covid-i, do të vini duart në kokë”, Braçe: Autoriteti të hetojë për shërbimet spitalore private

Në Komisionin e Ekonomisë është raportuar puna vjetore e Autoritetit të Konkurrencës. Deputeti i PS-së Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën, kur ka vetëm një shitës e një blerës. Po kështu ai kërkoi që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private. Sipas tij, për sa kohë është një treg sensitiv, duhet monitorim dhe hetim.

“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka një shitës? Një blerës dhe një shitës.

Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri, dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.

Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit, nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej çdo limiti.

Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më.

Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit, dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv, meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat nga Covid-i, e do vini duart në kokë”, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME