Lajme
Shikoni si hyjnë grabitësit në këtë pallat te “21 dhjetori” në Tiranë (Video)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar me iniciale A.H., i cili vidhte dekoderat që bëjnë shpërndarjen e sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor. Ai është filmuar teksa futet në një banesë në zonën e “21 dhjetorit” dhe më pas këto dekodera i shiste tek një magazinë.
Policia thotë se ka proceduar edhe pronarët e magazinës me iniciale Sh.Xh. dhe P.D. që blinin dekoderat e vjedhur. Më poshtë pamjet kur grabitësi futet në një kompleks në Tiranë: