Categories Lajme

SHISH identifikoi nxitësit e urrejtjes antishqiptare në Bularat

Shërbimi Informativ Shtetëror njoftoi Policinë e Shtetit se do të kishte shfaqje antishqiptare nga ekstremistët grekë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifa. Për atë situatë, SHISH kishte evidentuar se cilët ishin drejtuesit dhe se cilët persona nuk duhet të hynin në territorin shqiptar mëngjesin e 8 nëntorit.

Ndërsa policia shqiptare kërkoi ndihmën e homologëve të saj grekë, për të identifikuar disa ekstremistë të shtetit fqinj, të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit.

52 grekë u shpallën të padëshirueshëm, por pritet që kjo shifër të rritet edhe më shumë. Si provë materiale janë siguruar pamjet filmike të publikuara nga mediat, nga vetë agjentët e Antiterrorit si edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror në terren.

Edhe pse më herët SHISH kishte skeduar disa nga anëtarët e “Agimit të Artë” si edhe të “Rinjtë e Vorio-Epirit” që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifas, përsëri policia shqiptare konkretisht ajo e kufirit nuk mundi t’i pengojë të hynin në territorin tonë.

Të shpallurit “non grata” erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri nga Athina, Livadhjaja, Patra dhe Igumenica, por disa prej tyre arritën të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit të gjelbër edhe pse urdhri ishte të mos lejoheshin të hynin në pikat e kalimit kufitar.

Ky është numri më i lartë i shtetasve të huaj të shpallur persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë. Për 11 u regjistrua procedim penal dhe hetim në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm kufiri, nxitje të urrejtjes e grindjes dhe shpërndarje të parullave që synojnë cenimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grekë ndër më kryesorët që organizuan ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifa, e më pas hodhën parulla fyese kundër vendit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME