Categories Lajme

Shkatërroi portën hyrëse të gjirit të “Kakomesë”, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi G. P., 41 vjeç ka shkatërruar portën hyrëse më gjirin e “Kakomesë” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Ndërsa katër persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Postimi i Policisë: DVP Vlorë/ Vihet në prangat e policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi F.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u procedua penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasi M.C.,37 vjeç, banues në Vranisht-Himarë, pasi ka goditur një shtetase.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale” Pushtimi tokës” shtetasi L.L.,75 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ka bërë kallëzim penal shtetasi H.B, banues në fshatin Dhërmi, se i ka zaptuar pronën, në lagjen “Kallam” Dhërmi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi ky shtetas e shqetëson në telefon me numër të fshehtë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME