Lajme

Shkëmbimi i zjarrit në kufirin greko-shqiptar, policia tregon si ndodhi ngjarja

Polica greke ka dhënë informacion për vrasjen e mbrëmjes së djeshme të një shqiptari në Janinë.

Sipas policisë greke, dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rrugë operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, forcat anti-drogë të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visanit, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” në Janine. Vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close