Categories Lajme

Shkencëtarët mendojnë se supa me lakuriq nate solli koronavirusin vdekjeprurës, gatuhet në marketin e ushqimeve të Wuhan

Shkencëtarët në Kinë, mendojnë se virusi vdekjeprurës Coronavirus, mund të ketë ardhur nga lakuriqi i natës, sepse ky virus, ka prejardhje të ngjashme me një virus i cili gjendet vetëm tek lakuriqi i natës që jeton në klimë të ngrohtë dhe konsumon fruta.

Lakuriqi i natës në Kinë përdoret për të bërë supë. Ky ushqim konsiderohet nga një pjesë e kinezëve, si shërues për kollën, malarian dhe gonorenë. Madje në Kinën e lashtë, jashqitja e lakuriqit të natës konsiderohej se kishte veti shëruese për sytë.

Mendohet se virusi mund të jetë përhapur nga supa me lakuriq nate, e gatuar në tregun e ushqimeve në Wuhan, epiqendrën e virusit, i cili ka marrë deri tani 41 jetë njerëzish.

Virusi ka mbërritur edhe në Evropë, me dy raste të konfirmuara në Francë.

Ky virus vdekjeprurës, shkakton pneumoni dhe rezulton fatal veçanërisht tek të moshuarit dhe bebet, për shkak të imunitetit të dobët që kanë këto kategori. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME