Categories Lajme

Shkencëtarët zbulojnë një organ të ri në trupin e njeriut

Është e vështirë të besohet se ka një pjesë të trupit që nuk është vënë re nga mjekët pas vitesh të tërë hulumtimesh shkencore. Së fundmi një grup shkencëtarësh nga Holanda besojnë se kanë zbuluar një organ të ri në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një bashkim gjëndrash që ndodhen të fshehura, aty ku takohet zgavra e hundës dhe fytit, sipas CNN.

Studiuesit vunë re këto struktura të panjohura gjatë disa ekzaminimeve të pacientëve me kancer të prostatës. Më pas ekzaminuan indet nga dy kufoma, dhe zbuluan se strukturat ishin të ngjashme me gjëndrat e pështymës të vendosura nën gjuhë.

Ata nuk mund të shihen me metoda konvencionale të imazheve mjekësore si ultrazëri, skanime CT ose MRI (rezonancë magnetike). “Organi i panjohur” u identifikua vetëm kur mjekët po përdornin një lloj skanimi të avancuar dhe të ri të quajtur PSMA PET / CT që është përdorur për të zbuluar përhapjen e kancerit të prostatës.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të arritur në përfundimin nëse këto struktura misterioze janë organe të zbuluara rishtas, dhe nëse zbulimi konfirmohet do të ishte zbulimi i parë i gjëndrave të pështymës në rreth 300 vjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME