Categories Lajme

Shkodër, Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, arrestohet 59 vjeçari

DVP Shkodër, Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, nga DVP Shkodër dhe Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të “AMP” Shkodër – Lezhë.

Në operacion u angazhuan 70 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, për kontrollin e territorit malor të fshatrave të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës.

Asgjësohen 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve të gjetura në një fshat të Pukës.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 11250 bimë në Pult, Shosh dhe Shalë, Shkodër; 239 bimë në fshatrat Arrë dhe Temal, Vau i Dejës dhe 120 bimë në fshatin Kabash, Pukë.

Bazuar në inteligjencen policore dhe veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. F., 59 vjeç, banues në fshatin Kabash, Pukë, autor i dyshuar i kultivimit të 120 bimëve narkotike të gjetura në fshatin Kabash, Pukë.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që dyshohet se kanë kultivuar bimët që janë gjetur në fshatrat e tjera.

-Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME