Covid-19Lajme

Shkodër, Humbin jetën nga koronavirusi katër persona

Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus. Raportohet se v iktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus. Kështu shënohen të vdekurtit e parë nga Covid në spitalet rajonal. Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një  prej tyre është i intubuar. Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin/abcnews/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: