Categories Lajme

Shkodër/ Ra në humnerë, banorët dhe poli cia shpëtojnë turistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Prekal teksa shkon për Dukagjin, ku një turist ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kir.

Turisti zviceran ka qenë duke udhëtuar me motor. Ai është dërguar me njëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër

Policia në bashkëpunim me banorët i shpëtojnë jetën një turisti zviceran, i cili ra në humnerën mbi Lumin Kir. 64 – vjeçari nga Zvicra duke udhëtuar me motoçikletë, del nga rruga dhe bie rreth 12 metra në humnerën mbi lumin Kir. Rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal, shtetasi zviceran J. B., 64 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga duke rënë rreth 12 metra në humnerën mbi lumin Kir.

Në sallën operative erdhi një telefonatë nga një banor i zonës i cili kishte parë ngjarjen. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan forcat e Policisë dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 64 – vjeçarit nga humnera duke e transportuar më pas në spital. Shtetasi zviceran ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin Rajonal Shkodër Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.

Policia është e angazhuar në shërbim të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve dhe fton cilindo që të kontaktojë në numrin 112 apo nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, për çdo problematikë ose shqetësim, duke premtuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME