Një automjet tip ‘Nissan Qashqai’ me targa ..875 YM është përfshirë nga flakët në bypassin ‘Mbrostar – Levan’ afër spitalit memorial turk me sens levizjeje drejt Vlorës.
Fatmirësisht nuk pasur viktima si pasojë e këtij incidenti, ndërkohë që burime bëjnë me dije se në automjet udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit.
Nga vëzhgimi paraprak mendohet se zjarri ka qenë aksidental, shkaktuar nga ndonjë defekt në mjet.
Burimet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të realizuar hetimet e nevojshme proceduriale.