Categories Lajme

Sho.kojnë me veprimin prindërit e Katsifasit, ja çfarë i shkruajnë kryeministrit grek

Prindërit Kostandin Kacifasit, minoritarit grek të v.r.arë nga RENEA në Bularat vitin e kaluar i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit të Greqisë Kiriako Mitsotaqis që të ushtrojë presion diplomatik ndaj qeverisë shqiptare për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Në një letër të gjatë, Jani dhe Vasilia Kacifas i tregojnë kreut të qeverisë helene se sakrifica e birit të tyre meriton të nderohet, pasi shprehu pakënaqësinë për atë se çfarë po përjeton minoritet grek në Shqipëri. Sipas tyre, shteti shqiptar po fsheh të vërtetën e vr..a.sjes së Kacifasit në Bularat në 28 tetor të 2018.

Letra e plotë

Kryeministër, Një vit më parë djali ynë Kostandin Katsifas bëri që fshati ynë të vishej me blu dhe të bardhë për të nderuar kujtimin e vjeshtës së vitit 1940 (pushtimi italian i Greqisë).

Sot, një vit më pas, Kostandini ynë nuk është më këtu. Siç e dini, ai u ekzekutua nga forcat speciale të policisë shqiptare në fshatin tonë Bularat, më 28 tetor 2018. Por këtu është shpirti i tij që kërkon justifikim me “pse?”. Pse u ek.z.ekutua i rrethuar në mal nga qindra burra të Policisë Shqiptare, ndërsa ai mund të ishte arrestuar?

Pse na torturuan për dhjetë ditë dhe e tërhoqën kufomën e fëmijës sonë, pa na lënë ta shohim? Pse ata ndryshuan gjithçka duke ndërhyrë në trupin e djalit tonë dhe duke na penguar ne si prindër të bënim ekspertizën tonë? Pse nuk i respektojnë të drejtat tona fetare dhe ndaluan përpjekjet për përkujtimoren e fëmijës sonë? Pse janë terrorizuar prej një viti anëtarët e minoritetit kombëtar grek që po na mbështesin në dhimbjen tonë? Ata merren në pyetje, terrorizohen dhe shpallen të padëshiruar.  Për një vit tani autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes së Kostandinit tonë.

Z.Kryeministër,

Ne e kuptojmë barrën e përgjegjësisë që ju keni, por shpresojmë dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni për gjetjen e menjëhershme të përfundimit të v.r.asjes së djalit tonë, në mënyrë që ne si prindër të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij.

Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare duan ta promovojnë. Kostandini ishte një njeri me zemër të mirë dhe me zemër të këndshme që e donte shumë Greqinë. Dora e tij nuk ishte e a.r.matosur për të marrë jetë. Ai nuk mundi, pasi besimi i tij i thellë në Zot dhe vlerat e krishtera nuk e lejuan. Reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës për të gjitha ato që po përjetonte. Pakënaqësia për atë që ka qenë dhe vazhdon të kalohet te njerëzit e Epirit të Veriut, që nuk guxojnë të reagojnë sepse f.r.ika i mposhti ata. Djali ynë guxoi dhe ne jemi krenarë për të.

Me v.r.asjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton pakicën kombëtare greke dhe të drejtat e saj.

Z.Kryeministër,

Ne ju kërkojmë të ktheni sytë nga vendi ynë përpara se të jetë vonë.

Me respekt,

Jani dhe Vasilia Kacifas

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME