Categories Lajme

Shoqata “Shqipëria” vazhdon nismën për të vendosur librin atje ku kanë nevojë për librin!

Shoqata “Shqipëria” vazhdon nismën për të vendosur librin atje ku kanë nevojë për librin! Sot kryesia e shoqatës ” Shqiperia” dhuroi 200 libra artistike në shkollen e mesme ” Hajredin Beqari” Selenicë. Shoqata jonë vazhdon të pasurojë bibliotekat e shkollave komunitare,nismë kjo e inicuar nga shoqata Qendrore ” Shqipëria” me kryetar z. Ilirian Dhima,ku lexuesit do të jenë nxënës të shkollës,të rinj e të reja,prindër,mësues.

Sa më pranë librit ,aq më pranë dijes! Kjo nismë është një mesazh sensibilizues për të gjithë ne ,për ti kushtuar vëmendjen rinisë ,të ardhmes së kombit. Drejtori i shkollës Genci Xhafaj përcolli mesazhin e tij falenderues për kryetarin Qendror z. Ilirian Dhima,për kryesinë e shoqatës ” Shqipëria” Vlorë,dhe kryetaren Edlira Kapllanaj. Falenderime të pafunda nga mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle për librat që u dhuruan. Emocion kur shikoje sytë plot energji të të rinjve të kësaj shkolle!

Një falenderim i madh për n.kryetarin e shoqatës z. Vladimir Malaj, sekretaren znj. Almira Gjindali, n.kryetaren e gruas znj. Etela Dajlani,koordinatori për Bashkinë Selenicë z. Viron Osmënaj që edhe pse ditë pushimi sot,erdhën vullnetarisht në këtë aktivitet të shoqatës. Respekt pafund për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e shoqatës ” Shqipëria”! Kështu na pëlqejnë punët në shoqatë ” Shqipëria” modeste,pa bujë,thjesht dhe me vlerë! Me respekt Kryetarja e shoqatës “Shqipëria” Vlorë Edlira Kapllanaj Vlorë,me 17.10.2020

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME