Categories Lajme

Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitete, kur mbyllen regjistrimet

Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitetet publike dhe private të vendit. Në raundin e dytë kanë aplikuar 5900 maturantë për rreth 16 mijë kuota të lira. Pranë portalin u–albania maturantët mund të shohin renditjen në bazë të 10 preferencave që ata kanë përzgjedhur dhe më pas të bëjnë regjistrimin në programin e studimit që ata preferojnë më shumë.

Ndërkohë që regjistrimet do të vijojnë deri më 1 tetor. Këtë vit ministria e arsimit ka reduktuar raundet e aplikimeve në universitet, duke hequr raundin e tretë. Por kandidatëve u jepet mundësia që të regjistrohen ne raundin e lirë, pasi do të mbeten kuota të paplotësuara.

Raundi i dytë dhe raundi i fundit do të jetë një shans për të plotësuar kuotat edhe universitetet më pak të kërkuar dhe ato të shpallura si degë prioritare, pasi fakulteti i Gjeologjisë në universitetin Politeknik dhe Shkencat e Natyrës në universitetin e Tiranës kanë nga më pak se 10 studentë të regjistruar në degët e klasifikuara si prioritare.

Tek Shkencat e Natyrës, degë si Fizika, Kimia, dhe Matematika, jo vetëm që kanë pak studentë të regjistruar në raundin e parë, por edhe në këtë raund të dytë numri i aplikantëve është i ulët, madje më pak se kuotat e lira. Kandidatët nuk janë joshur nga bursa prej 40 mijë lekësh në muaj që ofrohet nëse ndjek për këto programe studimi.

APLIKIMET TEK SHKENCAT E NATYRËS

Matematikë 26 aplikantë 41 kuota

Kimi 22 aplikantë 55 kuota

Fizikë 16 aplikantë 43 kuota

SHKENCAT E NATYRËS RAUNDI I

Matematikë 9 studentë

Fizikë 7 studentë

Kimi 5 studentë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME